Një meteor i madh ndriçoi qiellin në Norvegji

Meteori jashtëzakonisht i madh u pa mbi një pjesë të madhe të Skandinavisë jugore dhe ndriçoi Norvegjinë juglindore me një dritë të fortë për disa sekonda, thanë ekspertët norvegjezë, duke deklaruar se kishin dëgjuar një bubullimë të fortë.
Rrjeti norvegjez për gjurmimin e meteorëve tha se kishte analizuar dhe shqyrtuar disa video të bëra të dielën dhe tha se meteori u shfaq për herë të parë rreth 90 kilometra në veri të Oslos dhe vazhdoi udhëtimin e tij në jugperëndim para se të ndizej në disa rreze drite ndërsa u shpërbë në atmosferë.
“Meteori u shfaq në 1.08 të mëngjesit natën e 24-25 Korrikut dhe ishte i dukshëm përafërsisht pesë sekonda,” deklaroi rrjeti në Twitter me videon.
Meteorët – shkëmbinjtë nga hapësira që fillojnë të digjen me shpejtësi të madhe kur hyjnë në atmosferën e Tokës, nuk janë një fenomen i pazakontë në Norvegji, rrjeti meteor i së cilës monitoron vazhdimisht qiellin me kamera të shumta.
Një meteor zakonisht digjet dhe avullohet në atmosferë dhe pjesët që bien në Tokë quhen meteoritë.
Të dhënat paraprake tregojnë se një meteorit nga një meteor norvegjez mund të ketë rënë në Tokë në zonën e madhe të pyllëzuar të Finemark, jo shumë larg Oslos, njoftoi rrjeti meteor norvegjez./21Media

Back to top button