Një mijë zjarrfikës luftojnë zjarrin “përbindësh”

Më shumë se 1 mijë zjarrfikës po luftojnë me një zjarr “përbindësh” në Francën jugperëndimore që ka shkatërruar tashmë rreth 7 mijë hektarë pyll, thonë zyrtarët.
Zjarri i furishëm pranë qytetit të Bordo-s shkatërroi një numër shtëpish dhe ka detyruar rreth 10 mijë banorë të largohen, përcjell rtv21.tv
“Është një përbindësh”, tha përfaqësuesi i zjarrfikësve, Gregory Allione për Radion RTL të Francës.
Erërat e forta dhe temperaturat e larta po vështirësojnë operacionin e shuarjes së zjarrit.
Këtë verë Franca dhe një numër vendesh të tjera evropiane kanë parë një valë zjarresh vdekjeprurëse, të shkaktuara nga temperaturat rekord dhe thatësirat në të gjithë kontinentin.
Më shumë se 1 mijë vdekje i janë atribuar të nxehtit në Portugali dhe Spanjë./21Media

Back to top button