Një i vdekur dhe 780 raste të reja me COVID-19

Një person ka vdekur  si pasojë e Covid-19 dhe 780 persona kanë rezultuar pozitiv me këtë virus në 2 mijë 279 testime.
Nga raporti i fundit i Ministrisë së Shëndetësisë, rezulton që  1 mijë e 562  persona janë shëruar. Kurse numri i rasteve aktive është 7 mijë e 221.
Ndërkohë, brenda 24 orëve 58 persona kanë marrë vaksinën anti-COVID./21Media

Back to top button