Një miliard dollarë për mbështetjen e punësimit

Kompania Apple besohet se brenda një kohe të shkurtër nuk do të prodhojë modelet e veta iPhone dhe iPad në SHBA

Drejtori i saj Tim Cook ka bërë të ditur se do të ndihmojnë kompanitë tjera që të mbajnë vendet e tyre të punës në kuadër të vendit.

Apple do të ndajë një miliard dollarë në fondin, i cili promovon vendet e prodhimit në SHBA, paralajmëroi Cook.

“Nëse nuk mund të krijojmë shumë vende pune në prodhim , këto punë do të krijojnë më tepër punë rreth tyre, pasi fitojmë shërbimin e industrisë e cila po ndërtohet rreth tyre”, tha drejtori i Apple.

Cook theksoi se Apple është e interesuar të ndihmojë zhvilluesit dhe të mësojë shumë njerëz në kodim. Apple do të publikojë detaje për këtë angazhim gjatë verës.

Presidenti i SHBA-ve, Donald Trump gjatë kampanjës bëri me dije se do të detyrojë kompanitë që të kthejnë bizneset në vend, por deri më tash nuk ka pasur sukses./21Media

Back to top button