Kongresi që ndihmon studentët e mjeksisë
Ky kongres u vlerësua si një mundësi për studentët e mjesisë
Kosova duhet të krijojë kuadro për nevojat e tregut të Bashkimit Evropian dhe ka sinjale pozitiv që shëndetësia kosovare po përparon drejt perspektivës.
Kështu u tha në Kongresin e shtatë ndërkombëtare për shkenca mjekësore, kongres ky i cili u vlerësua si një mundësi për studentët e mjesisë.
Kryetar i Komitetit Shkencor, Lulzim Vokrri tha se ky kongres ndihmon të plotësojë një nevojë të madhe për hulumtimet, punën e studentëve dhe paraqitjet e tyre në forume ndërkombëtare në rajon.
Prorektororja e Universitetit të Prishtinës, Teuta Pustina, tha se kjo është një mundësi e mirë për studentët e infermierisë, mamisë, mjekësisë, stomatologjisë dhe fushave të tjera, që ta shfaqin punën e tyre profesional.
Rektori i kolegjit FAMA, Frashër Demaj tha se Kosova duhet të krijojë kuadro për nevojat e tregut të Bashkimit Evropian. Sipas tij, studentët duhet të dinë se diploma duhet të jetë ekuivalente me dijen.
Kurse për Dukagjin Sokoli, rektori i Kolegjit “Universi”, misioni ka qenë gjithmonë të promovojë dhe të mbajë standarde të larta arsimore, duke përgatit infermierë dhe infermiere për të cilën ka kërkesë të lartë në Kosove dhe jashtë saj.
Kongresi i shtatë ndërkombëtar për Shkenca Mjekësore, është projekti i organizatës për Arsim, Shkencë dhe Shëndetësi “KISCOMS”, i organizohet në bashkëorganizim me Ministrinë e Shëndetësisë, Universitetin e Prishtinës “Hasan Prishtina“, Universitetin e Gjakovës “Fehmi Agani“, disa kolegje, Akademinë Italiane të Nutricionit dhe Dietologjisë, si dhe institucionet tjera shtetërore, shëndetësore, arsimore e shkencore në Republikën e Kosovës.
Në kuadër të kongresit i cili po vazhdon do të prezantohen të gjitha punimet dhe autori-autorja e punimit më të vlerësuar do të jetë President-e Kongresit të radhës./21Media