Një mjek ndalohet në Prishtinë për keqpërdorim të pozitës

Mjeku B.A është ndaluar nga policia e Kosovës për 48 orë në Qendrën e Paraburgimit në Prishtinë pasi dyshohet të ketë keqpërdorur pozitën e tij.
Sipas njoftimit nga Prokuroria Speciale, Drejtoria për Hetimin e Krimeve Ekonomike dhe Korrupsionit në Policinë e Kosovës, i dyshuari me inicialet B.A., dyshohet se ka kryer veprën penale “Keqpërdorim i pozitës apo autoritet zyrtar” nga neni 414 i KPRK-së.
“Me urdhër të Prokurorisë Speciale të Republikës së Kosovës (PSRK), Drejtoria për Hetimin e Krimeve Ekonomike dhe Korrupsionit në Policinë e Kosovës, kanë ndërmarr veprime hetimore kundrejt të dyshuarit me inicialet B.A., me profesion mjek”, thuhet në komunikatën e Prokurorisë./21Media 

Back to top button