QKUK sqaron vdekjen e 23-vjeçares nga Drenasi

23 vjeçarja Z.I nga fshati Zabel i Drenasit ka humbur jetën dje në QKUK. Lajmi për vdekjen e saj u bë viral në rrjetet sociale duke u pretenduar se shkaktar mund të ketë qenë vaksina antiCovid të cilën e kishte marrë dy ditë më herët. Mirëpo, këto dyshime i hodhi poshtë QKUK-ja. Sipas tyre mjekët kanë konstatuar se diagnoza përfundimtare e vdekjes ishte hemoragjia intraabdominale (gjakderdhje në bark), shok hemoragjik.
QKUK ka sqaruar se pacientja ishte dërguar dje në Klinikën Emergjente në ora 16:30, për shkak të humbjes së vetëdijes, me bebëza të zgjeruara, pa tension arterial, pa puls periferik, me frymëmarrje të vështirësuar. Sipas njoftimit mjekët dhe stafi shëndetësorë menjëherë ka ndërmarrë masat reanimatore, pacientes i bëhen analizat laboratorike, radiologjike dhe konsulencat tjera mjekësore. Tutje përkundër përpjekjeve nga stafi i Klinikën Emergjente, konfirmohet se pacientja nuk arriti të mbijetonte, vdekja e saj u konstatua në ora 17:45.
QKUK ka theksuar se familjarët e 23 vjeçares kanë refuzuar obduksionin.
Në anën tjetër, një familjar i 23-vjeçares në rrjete sociale ka shkruar se ajo ka vdekur 48 orë pasi mori dozën e parë të vaksinës antiCOVID. I njëjti për portalin rtv21.tv ka thënë se Z.I nuk ka pasur probleme shëndetësore përveç se në vitin 2017 kishte pasur një ndërhyrje kirurgjike./21Media

Back to top button