Një muaj paraburgim ndaj B.A për “Sulm seksual”

 

Gjykata Themelore në Prishtinë, Departamenti për Krime të Rënda, sot informoi se ka aprovuar kërkesën e Prokurorisë Themelore në Prishtinë për caktimin e masës së paraburgimit kundër të pandehurit B.A për shkak të veprës penale “Sulm seksual”.

Të pandehurit B.A iu është caktuar masa e paraburgimit në kohëzgjatje prej 1 (një) muaji,  pasiqë, siç njoftohet, Gjykata ka konstatuar se janë përmbushur kriteret në bazë të nenit 187 par.1 nën par. 1.1 dhe 1.2 pika 1.2.3 të KPPRK-së.

“Gjykata ka konstatuar se masa e paraburgimit është masë adekuate për zhvillimin e papenguar në këtë çështje penale, ngase duke pasur parasysh peshën e veprës penale, mënyra dhe rrethanat në të cilën është kryer vepra penale si dhe moshën e të dëmtuarave/miturave, tregojnë rrezikun se nëse i pandehuri ndodhet në liri, mund të përsërisë vepër penale të njëjtë apo të ngjashme.”, bëri të ditur Gjyata përmes komunikatës për media.

Ndërkohë, pala ka të drejtë ankese kundër këtij vendimi në Gjykatën e Apelit të Kosovës./21Media

Back to top button