Një muaj paraburgim për 50 vjeçarin që dyshohet për ngacmim seksual të 6 vjeçares

Është caktuar masa e paraburgimit kundër të pandehurit H.M për shkak të dyshimit
Është caktuar paraburgim prej një muaji për të H.M i cili dyshohet se ka kryer veprën penale sulm seksual ndaj një të miture, njofton Gjykata Themelore e Prishtinës.
“Me rastin e caktimit të paraburgimit, Gjykata ka marrë parasysh peshën e rëndë të veprës penale, mënyra dhe rrethanat në të cilat është kryer vepra penale ku dyshohet se është kryer ndaj viktimës së ndjeshme – e mitur dhe me lënien në liri të të pandehurit ekziston rreziku i ikjes, me qëllim të shmangies nga përgjegjësia penale,ndikimit në dëshmitarë andaj masa e paraburgimit tani për tani është e vetmja masë preventive që do të parandaloj të pandehurin në përsëritjen e veprës penale të njëjtë apo të ngjashme.”, thuhet në njoftim
I paraburogsuri dyshohet se ka kryer sulm seksual ndaj një vazje 6- vjeçare në një market në Prishtinë./21Media

Back to top button