Një muaj paraburgim për dy persona që shisnin kokainë

Gjykata Themelore në Pejë ka caktuar masën e paraburgimit prej një muaji, ndaj dy D.G dhe F.B të cilët akuzohen për veprën penale ”Posedim, shpërndarje dhe shitje e paautorizuar e substancave psikotrope dhe analoge”.
”Deri me datë 02.03.2022, rreth orës 07:30 minuta në mënyrë të paautorizuar e me qëllim të shitjes kanë poseduar substanca narkotike të llojit kokainë, i cili narkotik është sekuestruar nga të pandehurit të cilët janë ndaluar nga policia me qëllim kontrolli. Me këto veprime të pandehurit D.G dhe F.B kishin për të kryer veprën penale blerja, posedimi, shpërndarja dhe shitja e paautorizuar e narkotikëve, substancave psikotrope dhe analoge”, bëhet e ditur në komunikatë.
Gjykata sipas detyrës zyrtare vlerësoi edhe masat tjera alternative për sigurinë e pranisë së të pandehurve në procedurë mirëpo, gjeti se në ketë fazë të procedurës asnjë masë tjetër alternative nuk do të ishte e adekuate.
Kundër këtij vendimi pala e pakënaqur ka të drejtë ankese në Gjykatën e Apelit./21Media

Back to top button