Një muaj paraburgim për dy të dyshuarit për vrasjen e 41-vjeçarit në Fushë Kosovë
Gjykata Themelore në Prishtinë, sot ka u ka caktuar nga një muaj paraburgim dy personave, A.M dhe L.B, që dyshohet se kanë vrarë 41-vjeçarin në Fushë-Kosovë.
Sipas njoftimit të gjykatës, A.M dhe L.B dyshohet se në bashkëkryerje kanë kryer veprën penale “Vrasja”, ndërsa A.M ka kryer edhe veprën penale “Mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve”.
“Gjyqtari i procedurës paraprake kërkesën e Prokurorisë për caktimin e masës së paraburgimit kundër të pandehurve A.M dhe L.B dhe e ka aprovuar si të bazuar dhe të njëjtve ju ka caktuar masën e paraburgimit në kohëzgjatje prej 1 (një) muaji, për secilin veç e veç. Gjyqtari i procedurës paraprake i ka analizuar të gjitha arsyet mbi shkaqet e caktimit të paraburgimit dhe ka gjetuur se kërkesa e prokurorit të shtetit pẽr caktimin e paraburgimit është e bazuar, ngase ekziston dyshimi i bazuar mirë se të pandehurit kanë kryer veprën penale, ekziston rreziku i ikjes së tyre dhe në këtë mënyrë mund të jenë të paarritshëm për organet e ndjekjes, andaj paraburgimi është e vetmja masë me të cilën tani për tani mund të sigurohet prania e të pandehurve në këtë procedurë penale, pengimi i tyre në përseritjen e veprave të ngjashme penale dhe me qëllim të zhvillimit të suksesshëm të kësaj çështje penale.”, është bërë e ditur në komunikatë.
Të pandehurit A.M dhe L.B më 12 shkurt 2023 rreth orës 21:40 min, në Rr “Pjetër Budi” në Fushë Kosovë, në bashkëkryerje dyshohet se e kanë privuar nga jeta të ndjerin A.H.
Kundër këtij aktvendimi, palët e pakënaqura kanë të drejtë ankese në Gjykatën e Apelit./21Media