Një muaj paraburgim për katër persona, kontrabanduan me migrantë

Gjykata Themelore në Prizren, Departamenti i Krimeve të Rënda ka bërë të ditur se është caktuar masa e paraburgimit prej një muaji ndaj të pandehurve S.M., A.B., V.F., dhe F.F., për shkak të dyshimit të bazuar se në bashkëkryerje kanë kryer veprën penale ”kontrabandimi me migrantë”.
”Se të pandehurit S.M., A.B., V.F., dhe F.F., në bashkëkryerje, merren me kontrabandim të migrantëve me qëllim të përfitimit të drejtpërdrejt ose të tërthortë të dobisë financiare ose të dobisë tjetër pasurore nga hyrja e paligjshme e personave në Republikën e Kosovës, të cilët nuk janë shtetas të Republikës së Kosovës, në atë mënyrë që me datë 16 korrik jashtë vendkalimit zyrtar kufitar shtetëror Shqipëri-Kosovë, në afërsitë fshatit Vërmicë, kanë futur në territorin e Republikës së Kosovës 11 shtetas të Sirisë, të cilët me një automjet të cilën e ka drejtuar i pandehuri S.M., i kanë sjellë deri në shtëpinë e të pandehurit A.B., në Suharekë, në mënyrë që më vonë me kompensim financiar të i transportojnë deri në Mitrovicë afër kufirit, me qëllim të kalimit të tyre ilegalisht në territorin e Republikës së Serbisë”, është bërë e ditur në komunikatë.
Kundër këtij vendimi, pala e pakënaqur ka të drejtë ankese, në Gjykatën e Apelit, ankesa kundër këtij aktvendimi nuk e shtynë ekzekutimin e tij./21Media

Back to top button