9 raste pozitive me Covid-19 në Maqedoninë e Veriut

Ministria e Shëndetësisë, informon se gjatë 24 orëve të fundit nga 1.973 testime të realizuara, 9 persona kanë rezultuar pozitivë me virusin korona, transmeton TV21.
Instituti i Shëndetit Publik në 24 orët e fundit ka regjistruar 53 persona të shëruar nga korona virusi, ndërkaq asnjë viktimë.
Sipas të dhënave të Ministrisë së Shëndetësisë që nga fillimi i epidemisë, nga Covid-19 janë sëmurë 155.931 qytetarë. Prej tyre, janë shëruar 150.223 persona, ndërkaq jetën e kanë humbur 5.487 pacientë. Raste aktive në vend janë 221./TV21

Back to top button