Një muaj paraburgim për shoferin që goditi për vdekje një të mitur

Sh. D, i caktohet një muaj paraburgim

Gjykata Themelore në Gjilan ka aprovuar kërkesën e Prokurorisë Themelore të Gjilanit, mbi caktimin e masës së paraburgimit për një muaj ndaj të pandehurit Sh. D, për shkak se ai ka goditur të miturën V. S., e cila nga plagët e marra ka vdekur në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës.

Gjykata nëpërmjet një komunikate sqaron se para tri dite në fshatin Uglar të Komunës së Gjilanit, i pandehuri duke mos përshtatur shpejtësinë e lëvizjes në vendbanim, e ka goditur të miturën V. S., e cila nga plagët e marra nga ndërruar jetë në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës (QKUK).

“Me këto veprime i pandehuri Sh. D. dyshohet se ka kryer veprën penale “rrezikim i trafikut publik nga neni 378 paragrafi 9, lidhur me paragrafin 6 dhe 1 të Kodit Penal të Republikës së Kosovës (KPRK)”, thuhet në komunikatën e Gjykatës Themelore të Gjilanit.

Sipas kësaj komunikate i pandehuri duhet të qëndroj në masën e paraburgimit nga data 12.05.2017 deri me datë 11.06.2017./21Media

Back to top button