Një muaj paraburgim tre të dyshuarve për dallavere me rezerva shtetërore

Gjykata e Prishtinës ka vendosur t’ua jap 30 ditë paraburgim tre të dyshuarve për keqpërdorim me rezarvat shtetërore.

Në komunikatën e Gjykatës bëhet e ditur se të dyshuarit i janë arrestuar dje nën dyshimin për veprat “Keqpërdorim i detyrës zyrtare”, si dhe “Dhënie të ndihmës në kryerjen e veprës penale të Keqpërdorimit të detyrës zyrtare’’.

”Kundër këtij aktvendimi, palët e pakënaqura kanë të drejtë ankese në Gjykatën e Apelit,
përmes Gjykatës Themelore në Prishtinë”, thuhet në njoftimin e Gjykatës.

Përveç arrestimeve, dje janë kryer edhe bastisje për disa orë në zyret e MINT dhe pronat e Ridvan Muharremit. Prokuroria Speciale ka bërë të ditur se gjatë bastisjes janë siguruar dhe sekuestruar prova materiale të cilat do të përdoren për procedurë të mëtutjeshme hetimore./21Media

Back to top button