Një nënë ankohet në polici se kujdestarja ia rrahu fëmijën

Një grua ka raportuar të shtunën në polici se gruaja që kujdesej për fëmijën e saj ia ka rrahur atë.

Sipas policisë, palët janë intervistuar dhe me vendim të prokurorit janë liruar në procedurë të rregullt.

“Ankuesja femër shtetase e Shqipërisë, ka raportuar se e dyshuara femër kosovare e cila ishte kujdestare e fëmijës së saj ia ka rrahur fëmijën. Palët janë intervistuar dhe me vendim të prokurorit janë liruar në procedurë të rregullt”, thuhet në raportin e policisë./21Media

Back to top button