Arrestohet një i mitur në një autobus, u kap me drogë

Një i mitur është arrestuar të shtunën në një autobus në Viti, pasi dyshohet se posedonte me vete lëndë narkotike.
Sipas policisë, i dyshuari ka deklaruar se droga i përkiste atij.
“Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar i mitur pasi që gjatë kontrollit në autobus është gjetur dhe sekuestruar një sasi prej 12.81 gramë substancë e dyshuar narkotike e llojit marihuanë dhe një cigare me peshë 1.57 gramë substancë e dyshuar narkotike e llojit marihuanë, për të cilat i dyshuari ka deklaruar se janë të tij”, thuhet në raportin 24-orësh të Policisë.
I dyshuari është dërguar në mbajtje./21Media