Një nënë u kritikua se shkoi në një udhëtim dhe e la foshnjën me burrin e saj, ajo ka një përgjigje

Një nënë e quajtur, Ashy Bines ka reaguar ndaj kritikave që ka pranuar pasi la vajzën e saj katërmuajshe në shtëpi.
Influencuesja e fitnesit la vajzën e saj, Tala dhe djalin, Ty me bashkëshortin e saj, Steven Evans, gjë që shumë e interpretuan se ajo nuk kujdeset për foshnjën e porsalindur.
“E di që më gjykojnë që e lashë për 48 orë. Unë e dua atë, por gjithashtu i dua miqtë e mi. E dua atë, por më pëlqejnë edhe udhëtimet. E dua atë, por gjithashtu më pëlqen të bëj gjëra argëtuese vetëm për veten time dhe për unë besoj në burrin tim dhe jam e lumtur që mund të largohem dhe e di që vajza ime është e lumtur dhe e sigurt”, ka shkruar ajo krahas fotove me vogëlushen.
Ajo pranon se vendimin për të shkuar në udhëtim e ka marrë me zemër të rënduar, por është shqetësuar nga mesazhet që ka marrë.
“Unë nuk mendoj se është e drejtë që gratë e tjera të mendojnë se është e gabuar. Mora mesazhin – si mund ta lë vajzën time me burrin tim për kaq shumë kohë. Pra, a do të kisha fëmijë me dikë që nuk i besoj? A është gabim të leni fëmijët me babanë e tyre? Nëse babai shkon për 48 orë, pse nuk i bën të njëjtat pyetje?”, vazhdoi ajo dhe u kërkoi nënave që të ishin më të sjellshme me njëra-tjetrën.
“Dua t’u them mamave se është në rregull të kesh jetën tënde dhe ta shijosh atë, jo vetëm mëmësinë. Ndonjëherë na duhet vetëm një pushim dhe nuk duhet të urrejmë njëra-tjetrën për këtë”, përfundoi ajo./21Media 

Back to top button