Një paciente ikë nga Neuropsikiatria
Policia e Kosovës njofton se dje një grua nga Peja ka raportuar se vajza e saj është zhdukur.
E njëjta ka raportuar se vajza e saj e cila ka qenë duke u trajtuar në Spitalin Rajonal Pejë në repartin e Neuropsikiatrisë është larguar nga spitali dhe nuk dihet vendndodhja e saj.
Rasti ka ndodhur rreth orës 17:15.
“Ankuesja femër kosovare ka raportuar se vajza e saj viktima femër kosovare e cila ka qenë duke u trajtuar në Spitalin Rajonal Pejë në repartin e Neuropsikiatrisë është larguar nga spitali dhe nuk dihet vendndodhja e saj”, njofton Policia e Kosovës./21Media