Kaloni te përmbajtja kryesore

Arrestohen dy zyrtarë të sigurimit të terminalit doganor

 
Janë arrestuar dy zyrtarë të sigurimit të terminalit doganor në Merdare të Podujevës. Sipas Policisë, dyshohet se të njëjtit në depon e terminalit doganor kanë vjedhur cigare të cilat ishin konfiskuar nga dogana, meqë ishin të padoganuara.
Policia e Kosovës ka njoftuar se mbrëmjen e 25 tetorit ishte thyer muri i objektit të depos ku edhe ndodhi vjedhja Me urdhër të prokurorit të dy të dyshuarit janë dërguar në mbajtje.
“Fsh. Merdare, Podujevë 25.10.2021 – 20:37. Është raportuar se në terminalin doganor është thyer muri prapa objektit dhe nga depoja janë vjedhur cigare të cilat ishin konfiskuar nga dogana pasi ishin të pa doganuara. Në vendin e ngjarjes kanë dalë të gjitha njësitë përkatëse dhe janë arrestuar dy të dyshuar meshkuj kosovar ë, zyrtar ë të sigurimit të terminalit, të cilët me vendim të prokurorit janë dërguar në mbajtje”, njofton Policia e Kosovës./21Media

Lexim me zë

Dëshiron ta dëgjosh këtë lajm me zë?

0:00

Show More
Back to top button