Një përqafim, rëndësia e këtij veprimi tek fëmijët

Një përqafim ka rëndësi të madhe tek fëmija juaj! Nuk ka dyshim se përqafimi i bën të ndihen mirë, megjithatë, përveç kësaj ky proces sjell shumë përfitime të tjera, veçanërisht kur bëhet fjalë për zhvillimin e fëmijëve.
Përqafimi krijon fëmijë të lumtur
Ndikimi psikologjik i përqafimit është i madh. Jo vetëm që rrit vetëvlerësimin e fëmijëve dhe ndjenjat e vetëbesimit, por gjithashtu i ndihmon ata të qëndrojnë optimistë. Këto 3 burime psikologjike (vetëvlerësimi, zotërimi dhe optimizmi) janë të ndërlidhura ngushtë dhe “mbysin” efektet e ngjarjeve stresuese, të cilat në fund të fundit, e bëjnë një fëmijë të ndjehet më pak i lumtur.
Përqafimet e bëjnë një fëmijë më inteligjent
Studimet kanë treguar se disa përqafime në ditë, për 10 ditë, për fëmijët në jetimore kontribuoi në rezultatet e tyre më të larta në vlerësimet e zhvillimit, si dhe në inteligjencën e tyre.
Përqafimi i ndihmon fëmijët të jenë të shëndetshëm
Hormoni i oksitocinës, i cili lëshohet gjatë aktit të përqafimit, ka një mori përfitimesh pozitive. Njëra prej tyre është duke ndihmuar fëmijën tuaj të qëndrojë i shëndetshëm dhe të përmirësojë sistemin imunitar. Gjithashtu, oksitocina promovon shërimin më të shpejtë të plagëve dhe ndihmon në uljen e inflamacionit./21Media

Back to top button