Një person arriti t’i shpëtonte sulmit me armë zjarri në një bankë

Sulmi ka ndodhur të mërkurën

Një i punësuar në bankën SunTrust në Sebring të Floridës, ka arritur t’i shpëtonte sulmit me armë zjarri që ka ndodhur të mërkurën.

I mbijetuari i vetëm (emri i të cilit nuk u zbulua), ka qenë brenda në dhomën e pushimit, kur një 21-vjeçar ka shtënë me armë zjarri, duke shkaktuar vdekjen e pesë femrave. Siç bën të ditur policia, ai ka arritur të ikë nga dera mbrapa dhe ka thirrur policinë. Policia nuk ka dhënë ndonjë detaj tjetër për të punësuarin.

21 vjeçari i dyshuar, Zephen Xaver, ka hyrë të mërkurën në “SunTrust Bank” në Sebrin, një qytet me rreth 10 mijë banorë, rreth 130 kilometra në jug të Orlandos, me ç’rast ka filluar të shtënat me armë zjarri, ka thënë shefi i Policisë në Sebring, Karl Hoglund në një konferencë për media. I dyshuari i ka detyruar njerëzit të shtrihen në dysheme dhe ka filluar të gjuajë.

Një nga viktimat ka qenë kliente në bankë. Ndërkaq, katër viktimat tjera kanë qenë punëtore të bankës./21Media

Back to top button