Një person e mbyti rryma derisa ishte duke punuar
Një person ka mbetur i vdekur në lagjen ”Dardania”, në Pejë, i cili derisa ishte duke kryer disa punime nga pakujdesia ka pasur kontakt me rrymën.
Lajmin për rt21.tv e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë për rajonin e Pejës, Fadil Gashi, i cili ka thënë se viktima ishte dërguar në spitalin rajonal në Pejë, ku mjeku kujdestar e kishte konstatuar vdekjen e tij.
”Rreth orës 10:16 Policia është njoftuar se në lagjen ‘Dardania’ në Pejë një punëtor c cili ishte duke kryer disa punime nga pakujdesia ka pasur kontakt me rrymën. I njëjti është dërguar në Spitalin Rajonal në Pejë ku mjeku kujdestar ka konstatuar vdekjen e tij”, ka thënë Gashi.
Ky i fundit shtoi se lidhur me rastin është njoftuar edhe prokurori./21Media