Një person është vetëplagosur me armë zjarri

 
 
 
Policia e Kosovës ka njoftuar se një person është vetëplagosur duke e pastruar revolen e tij, të cilën e kishte me leje.
Ngjarja ka ndodhur në Gllogoc më datë 20.06.2021, rreth orës 22:54.
“Raportohet se i dyshuari mashkull kosovar përderisa ka qenë duke e pastruar revolen e tij (me leje) aksidentalisht i ka shkrepur revolja dhe është vetë plagosur. Viktima fillimisht ka pranuar tretman mjekësor në QKMF, Komoran e më pas në QKUK-së e më pas është liruar për në shtëpi. Njësitë relevante policore kanë dalur në vendin e ngjarjes ku kanë sekuestruar një revole, dy karikator, një gëzhojë dhe 16 fishek. Në lidhje me rastin është konsultuar prokurori i shtetit i cili ka rekomanduar që pas intervistimit i dyshuari të lirohet në procedurë të rregullt”, thuhet në njoftimin e Policisë./21Media

Back to top button