Nga kjo datë Gjermania lejon aplikimin e vizave për kosovarët

1 min read

 

 

Nga 25 qershori do të ketë lehtësime të kufizime të udhëtimit nga Kosova drejt Gjermanisë për personat e vaksinuar kundër COVID-19.

Kështu ka njoftuar Ambasada e Gjermanisë në Kosovë.

Nga kjo ambasadë kanë treguar se personat plotësisht të vaksinuar, dy javë pas marrjes së vaksinës së fundit do të mund të ushtrojnë drejt Gjermanisë për vizitat, udhëtime afariste dhe qëllime turistike, me kusht që posedojnë vizën.

Tutje në njoftim thuhet se “ të vaksinuarit plotësisht duhet të bëjnë takime për vizat Shengen në Ambasadën në Prishtinë nga fillimi i korrikut”.

“Me rastin e parashtrimit të kërkesës, duhet të paraqiten dokumentet mbi statusin e vaksinimit. E nevojshme për udhëtimin hyrës është një dëshmi mbi vaksinimin e plotë dhe të bërë së paku para 14 ditësh me një vaksinë të lejuar edhe në Gjermani”, thuhet në njoftim./21Media