Një person gjendet i varur në litar në një mal në Prizren

Një person ende i paidentifikuar është gjetur i varur në një lis në malin Polevica mbi fshatin Zhur.
Zëdhënësi i Policisë së Prizrenit, toger Shaqir Bytyqi për portalin rtv21.tv ka thënë se trupi i pajetë është gjetur sot rreth orës 10:30 nga një dëshmitar, i cili rastin e ka raportuar në Polici.
Viktima dyshohet se është i gjinisë mashkullore.
Bytyqi ka thënë se pas daljes në vendin e ngjarjes është gjetur një trup i dekompozuar.
“Një dëshmitar sot rreth ores 12:00 ka raportuar në nënstacionin Zhur se në malin që njihet “Polevica’ mbi fshatin Zhur, në afersi te magjistrales Zhur-Dragash, ka hasur në një person të varur me litar për një lis. Rastit ju kane përgjigj patrullat policore te Stacionit Policor Prizren së bashku me hetuesit kujdestare dhe aty shihet personi , duket mashkull, trupi i dekompozuar. Dëshmitari e ka has rreth orës 10:30 dhe është vonuar për shkak të terrenit malor derisa ka arrit në nënstacionin Zhur”, ka thënë Bytyqi./21Media

Back to top button