Një person gjendet i vdekur në arat e fshatit

Vdekjen e viktimës e ka konstatuar mjeku

Një person u gjet pa shenja jete dje rreth orës 15:00 në arat e fshatit Gllavicë të Lipjanit.

“Raportohet se në arat e fshatit në traktorin e tij është gjetur pa shenja jete viktima mashkull K/Shqiptar”, ka konfirmuar policia e Kosovës duke e cilësuar si vdekje të dyshimtë.

Vdekjen e viktimës në vendin e ngjarjes e ka konstatuar mjeku kujdestar.

Me vendim të Prokurorit, trupi i pa jetë është dërguar në IML për obduksion.

Rasti po hetohet nga polica./21Media

Back to top button