Një person gjendet i vdekur në bodrumin e shtëpisë së tij

Një person është gjetur pa shenja jete në bodrumin e shtëpisë së tij të shtunën në Zveçan.
Policia ka njoftuar se në vendin e ngjarjes është konfiskuar një pistoletë.
Rasti është cilësuar si “Vdekje e dyshimtë”.
Me vendim të prokurorit, trupi i pajetë i viktimës është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore (IML) për obduksion./21Media