Një person gjendet i vdekur në Liqenin e Badovcit

Një femër është gjetur e vdekur sot në Liqenin e Badovcit.
Lajmin për rtv21.tv e ka konfirmuar zëhënësi i Policisë për Rajonin e Prishtinës, Agron Borovci, i cili ka informuar se aktualisht policia konform rekomandimeve të prokurorit të shtetit ka iniciuar rastin hetim mbi vdekjen.
“Rreth orës 14:00, është pranuar informata për prezencën e një trupi të pajetë në liqenin e Badocit. Me të marrë informatën policia me të gjitha njësitë e nevojshme si dhe prokurori i shtetit kanë dalë në vendin e ngjarjes. Po ashtu janë ftuar edhe zyrtarët e institutit të mjekësisë ligjore për tërheqjen e trupit të pajetë (femër).”, ka bërë të ditur Borovci./21Media

Back to top button