Një person humb jetën dhe katër të tjerë janë lënduar në një aksident në Klinë

Një person ka humbur jetën kurse katër të tjerë janë lënduar në një vetaksident në Dollc të Klinës.
Policia e Kosovës ka njoftuar se rasti ka ndodhur sot, rreth orës 04:55, ndërsa në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitet kompetente të Njësitit Rajonal të Komunikacionit Rrugor.
“Si pasojё e kёtij vetaksidenti njё person ka pёsuar me fatalitet, vdekjen e sё cilit e kanё konstatuar ekipi mjekёsor nё vendin e ngjarjёs, ndёrsa katёr (4) tё tjerё janё dёrguar nё spitalin rajonal nё Pejё pёr tretman mjekёsor dhe tё njëjtit sipas mjekёve janё jasht rrezikut pёr jetё”, thuhet në njoftimin e Policisë.
Lexim me zë
Dëshiron ta dëgjosh këtë lajm me zë?