Një person i lënduar në aksidentin në autostradën “Ibrahim Rugova”
Një person është lënduar në një aksident trafiku që ka ndodhur sot në autostradën “Ibrahim Rugova” në segmentin në Duhël të Suharekës.
Në aksident janë përfshirë dy automjete, një veturë e një kamion.
Rastin për RTV21 e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë së Kosovës, Bajram Krasniqi.
“Në ora 18:00, policia është njoftuar për një aksident trafiku të ndodhur në autostradë, në Duhël. Në aksident janë përfshirë dy automjete (një veturë e një kamion). Si pasojë e aksidentit një person ka kërkuar ndihmë mjekësore”, ka njoftuar Krasniqi.
Njësitet policore janë marrë me aksidentin./21Media