Një person ka shtënë me armë zjarri në drejtim të zyrtarëve policor

Mbrëmë rreth orës 21:30, nga njësitet policore të stacionit të veriut në Prishtinë, janë arrestuar dy persona të dyshuar për vrasje në tentativë dhe sulm ndaj personit zyrtar.
Rasti ka ndodhur në rrugën “Mentor Ratkoceri” në Prishtinë, ku njëri nga personat e dyshuar ka tentuar që të godas me automjet, zyrtarët policor (në rroba civile) të cilët ishin në detyrë. Policia gjithashtu njofton se njëri nga ta ka shtënë me armë zjarri në drejtim të zyrtarëve policor, por fatmirësisht nuk ka arritur t’i qëlloj ata.
“Zyrtarët policor edhe pse janë prezantuar si polic, asnjëri nga personat e dyshuar nuk i është bindur urdhrave të tyre dhe njëri nga ta ka shtënë me armë zjarri në drejtim të zyrtarëve policor, por fatmirësisht nuk ka arritur të qëlloj ata”, ka njoftuar Policia.
Duke marrë në konsideratë faktin se veprimet e të dyshuarit përbënin një kërcënim të drejtpërdrejtë dhe potencialisht të rrezikshëm për jetën e tyre, zyrtarët policor domosdoshmërish janë detyruar të përdorin armën e zjarrit me qëllim të neutralizimit të veprimeve të tilla të rrezikshme të personit të dyshuar si dhe për ta vënë të njëjtin nën kontroll.
Përkundër shkrepjeve nuk raportohet për persona të plagosur nga arma e zjarrit.
Pas arrestimit me urdhër të prokurorit të shtetit të dyshuarit janë dërguar në qendrën e mbajtjes për 48 orë./21Media

Back to top button