Një person në Bërnicë vdes në shtyllë elektrike

 

Një person ka vdekur në fshatin Bërnicë të Prishtinës, të mërkurën në mbrëmje, në një shtyllë elektrike.

Rastin e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë së Kosovës, Bajram Krasniqi.

“Sot, më 16.09.2020, në ora 19:30, policia është njoftuar se në fshatin Bërnicë -Prishtinë, një person ka mbetur në një shtyllë elektrike. Janë njoftuar edhe ekipet emergjente mjekësore, KEDS-i dhe zjarrfikësit. Policia së bashku me ekipet tjera ende janë në vend-ngjarje. Për informata tjera u njoftojmë me kohë. Para pak çaste, personi që kishte mbetur në shtyllë elektrike, në fshatin Bërnicë, është zbritur në tokë. Sipas ekipit mjekësor, ai është pa shenja jete”, ka njoftuar zëdhënësi i Policisë së Kosovës, Bajram Krasniqi./21Media

Back to top button