Një person raporton në Polici se dikush i ka shkruar fjalë kërcënuese në xhamin e veturës

Një person në Leposaviq ka thënë se persona të panjohur i kanë shkruar në xhamin e veturës fjalë kërcënuese në gjuhën serbe.

Sipas tij kjo ka ndodhur për motive politike, pasi ka thënë se ka pranuar telefonata anonime që e kanë kërcënuar me jetë.

Rasti është raportuar në Polici të shtunën rreth orës 00:30.

“Viktima mashkull s/kosovar ka raportuar se persona të panjohur në xhamin e veturës së tij, në gjuhën serbe i kanë shkruar (fjalë kërcënuese). Sipas viktimës kjo ka ndodhur për motive politike, pasi që viktima deklaron se ka pasur edhe thirrje telefonike anonime që e kanë kanosur me jetë”, ka bërë të ditur Policia.

Sipas raportit ditor, rasti është duke u hetuar nga njësitet relevante policore./21Media

Back to top button