Një person thotë se u sulmua nga kryetari i Podujevës, Policia po trajton rastin

 

Një person ka raportuar në Polici se është sulmuar fizikisht nga Kryetari i Komunës së Podujevës, Shpejtim Bulliqi.

Ankuesi sipas policisë është lajmëruar në stacionin policor të Podujevës rreth orës 09:30 të mëngjesit ndërsa rastin e ka denoncuar si sulm fizik.

Rastin për portalin rtv21.tv e ka konfirmua zëdhënësja e Policisë për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti.

“Rreth orës 09:30 në stacionin policor në Podujevë është denoncuar një rast i sulmit fizik. Aktualisht janë duke u trajtuar pretendimet e paraqitura nga denoncuesi, dhe me qëllim të zbardhjes së plotë të të gjitha rrethanave që karakterizojnë ngjarjen veprimet policore po ndërmerren në koordinim me prokurorin e shtetit”, ka thënë Ahmeti./21Media

Back to top button