Plagoset një person në Prishtinë

 

Një person ka mbetur i plagosur nga të shtënat me armë zjarri në rrugën “Xhemajl Mustafa” në Prishtinë.

Viktima është dërguar për trajtim mjekësor, ndërsa policia ka nisur hetimet për ta identifikuar të dyshuarin.

Lajmin për portalin rtv21.tv e ka konfirmuar zëdhënësja e Policisë për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti.

“Sot rreth orës 12:30, policia ka marrë informacionin për një plagosje me armë zjarri në rrugën “Xhemajl Mustafa” në Prishtinë. Menjëherë pas marrjes së këtij informacioni në vendin e ngjarjes kanë dalë të gjitha njësitet e nevojshme policore, të mbështetura edhe nga njësiti rajonal për hetimin e krimeve si dhe njësitë e tjera për ekzaminim të vendngjarjes. Bazuar në të dhënat fillestare një person është plagosur me armë zjarri dhe i njëti është dërguar për tretman mjekësor”, ka thënë Ahmeti.

Aktualisht hetuesit policor kanë nisur një hetim për identifikimin e personit të dyshuar si dhe sqarimin e të gjitha rrethanave që lidhen me rastin./21Media

Back to top button