Një person vdiq në vendin e punës në Suharekë

Dje rreth orës 13:35 në Suharekë një punëtor ka pësuar lëndime në vendin e tij të punës derisa po testonte një makineri.
Policia ka njoftuar se ai ka pranuar trajtim mjekësor, por s’ka mundur t’u bëjë ballë lëndimeve dhe ka vdekur.
Për këtë rast është arrestuar një person, i cili është dërguar në mbajtje.
“Raportohet se një person në vendin e punës derisa ka qenë duke testuar një makineri, ka pësuar lëndime me ç’rast i njëjti është dërguar për tretman mjekësor ku dhe nga mjekët përgjegjës kanë konstatuar se trupi i viktimës është pa shenja jete.  Me vendim të prokurorit  trupi i pajetë i viktimës është dërguar IML për obduksion. Lidhur me rastin është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar i cili pas intervistimit është dërguar në mbajtje”, ka njoftuar Policia e Kosovës./21Media 

Back to top button