Jennifer Lopez shet rezidencën për 42 milionë dollarë

Jennifer Lopez po e shet shtëpinë e saj për 42 milionë dollarë.
Ajo dhe bashkëshorti, Ben Affleck, kishin planifikuar ta rinovonin shtëpinë në Bel-Air pasi u martuan verën e kaluar, por kanë anuluar planet dhe tash po shesin shtëpinë – për 14 milionë dollarë më shumë se që pagoi ajo për të më 2016, raportoi TMZ.
Shtëpia me nëntë dhoma gjumi dhe 13 banjo ka edhe një pishinë gjigante, kinema personale, palestër e plot dhoma të tjera për përdorime të veçanta.
Çifti ka kërkuar një shtëpi për mbi një vit, por ende nuk e ka gjetur atë të ëndrrave.
Jenniferi u ribashkua me Benin në vitin 2021 dhe për pak kohë u martuan.

Back to top button