Një pjesë e Prishtinës pa rrymë, arsyetohet KEDS
Ndërprerja e energjisë elektrike, shkak prishja në KOSTT
KEDS njofton se sot, para orës 15:00 është shkaktuar një prishje në nënstacionin 110/10 kV Prishtina III, aset i KOSTT-it, me ç’rast është ndërprerë furnizimi me energji elektrike.
“Prishja ka ndodhur nga një nënkontraktor po i kësaj kompanie dhe kjo ka bërë që pa energji elektrike të mbetë pjesa verilindore e Prishtinës, përkatësisht pjesa nga Tasligjeja deri tek Sofalia”, njofton KEDS-i.
Sipas njoftimit, KEDS ka nisur një ekip në vendin e ngjarjes për të asistuar në riparimin sa më të shpejtë të kësaj prishjeje./21Media
Lexim me zë
Dëshiron ta dëgjosh këtë lajm me zë?