Spasovski: Qytetarët kanë të drejtë të shohin luksin e qeverisë së kaluar
Del në shesh “Mercedesi zyrtar” 580 mijë euro
Ministri i punëve të brendshme, Oliver Spasovski tregoi se si duket “Mercedesi zyrtar” i blerë 580 mijë euro, i cili përmendej në materialet e përgjuara telefonike mes ministres së atëhershme Gordana Jankullovskës dhe ish drejtorit të DSK-së, Sasho Mijallkov , të publikuara para 2 vitesh nga ana e LSDM-së.
Kryeministri Zoran Zaev, para disa ditësh deklaroi se ky automobil luksoz është dëmtuar edhe në pjesën e jashtme por edhe në brenda. Sipas Spasovskit, qytetarët kanë të drejtë të shohin se në çfarë luksi ka jetuar përbërja e kaluar qeveritare. Mercedesi luksoz pritet që të përdoret për pritje të delegacioneve të jashtme në vend./21Media