Një pjesë e Severodonetskut “e kontrolluar” nga Rusia me trupa që “lëvizin drejt qendrës së qytetit”, tha zyrtari ukrainas
Një pjesë e qytetit të Severodonetskut në Ukrainën lindore është “tashmë e kontrolluar nga ushtria ruse” dhe trupat ruse “po lëvizin gradualisht drejt qendrës së Severodonetskut”, tha të martën kreu i administratës ushtarake rajonale të Luhanskut, Serhiy Hayday.
Por, ai mohoi raportet ruse se ata kanë pushtuar të gjithë qytetin.
“Situata është jashtëzakonisht e ndërlikuar. Fatkeqësisht, një pjesë e qytetit Severodonetsk tashmë kontrollohet nga ushtria ruse. Ata [rusët] raportuan disa ditë më parë se kishin pushtuar tashmë të gjithë qytetin. Nuk është kështu, ka djemtë tanë në qytet. Rusët nuk mund të lëvizin lirshëm”, tha Hayday.
Rreth 15,000 civilë mbeten në qytetin Severodonetsk, tha Hayday, dhe evakuimi tani është “pezulluar për shkak të rrezikut”. Ata mund të dërgojnë vetëm mallra humanitare në Lysychansk dhe Hirske aty pranë në jug, shkruan CNN./21Media
Dëshiron ta dëgjosh këtë lajm me zë?