Prindërit lejuan bashkëjetesën e fëmijëve nën këmbim të parave

Policia e Kosovës njofton se ka arrestuar dy persona dje rreth orës 16:00 në Obiliq,  pasi që dyshohet se nën këmbim të parave lejuan bashkjetesën e fëmijëve të tyre nën moshën 16 vjeçare.
“Në lidhje me rastin është konsultuar prokurori i shtetit i cili ka rekomanduar që të dyshuarit pas intervistimit të lirohen, ndërsa viktima femër kosovare të kthehet tek prindërit e saj dhe rasti të procedohet në procedurë të rregullt. “, njofton policia./21Media

Back to top button