Një pjesë e “Taslixhes” në Prishtinë pa rrymë

 
Një pjesë e lagjes  “Taslixhe”  në Prishtinë ka mbetur sonte pa furnizim me energji elektrike.
Kompania Kosovare për Distribuim të Energjisë Elektrike në Kosovë (KEDS), ka njoftuar se kjo po ndodh si pasojë e prishjes së shfaqur në linjën nëntokësore të tensionit të mesëm që furnizon atë pjesë.
KEDS ka bërë të ditur se ekipet e tyre janë duke bërë sanimin e prishjes. “Po bëjnë çmos që sa më parë të rikthehet furnizimin me energji elektrike”.
KEDS ka kërkuar mirëkuptim nga konsumatorët e afektuar./21Media

Back to top button