Kaloni te përmbajtja kryesore

Një polic i Kosovës humbi jetën në aksident trafiku

Një zyrtar policor ka mbetur i vdekur në një aksident trafiku që ka ndodhur dje në magjistralen Mitrovicë – Zveçan.
“Ka ndodhur aksident trafiku në mes një veture dhe një kamioni. Si pasojë drejtuesi i veturës mashkull kosovar (zyrtar policor) ka vdekur”, ka njoftuar Policia.
Me vendim të prokurorit drejtuesi i kamionit është arrestuar dhe dërguar në mbajtje, ndërsa trupi i viktimës është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore për obduksion./21Media

Lexim me zë

Dëshiron ta dëgjosh këtë lajm me zë?

0:00

Show More
Back to top button