Vdiq një paciente në qendrën e shëndetit mendor në Ferizaj

Një grua ka vdekur në Shtëpinë Integruese në Bashkësi të mërkurën rreth orës 04:22 në Ferizaj.
Në raportin e policisë thuhet se gruaja në fjalë ishte paciente në këtë qendër të shëndetit mendor dhe se i ishte keqësuar gjendja dhe ka vdekur më pas.
“Është raportuar se një pacienteje femër në shtëpinë Integruese, i është keqësuar gjendja dhe ka vdekur”, thuhet në raportin 24 orësh të Policisë së Kosovës.
Me vendim të prokurorit, trupi i pa jetë i viktimës është dërguar në IML për obduksion./21Media

Back to top button