Kaloni te përmbajtja kryesore

Një punëtor bie nga lartësia në Prishtinë, dërgohet në QKUK

 
Një person ka rënë nga një lartësi derisa ishte duke punuar në lagjen “Mati” në Prishtinë.
39-vjeçari i lënduar është dërguar për trajtim mjekësor në QKUK.
“Sot rreth orës 11:00, kemi pranuar informatën se në lagjen Mati në Prishtinë, një person derisa ishte duke punuar, ka rënë nga një lartësi dhe ka pësuar lëndime trupore. Personi i lënduar, L.Rr. mashkull, 39 vjeç, është dërguar për trajtim mjekësor në QKUK”, ka njoftuar Policia e Kosovës.
Lidhur me këtë rast me rekomandim të prokurorit të shtetit është intervistuar një person i dyshuar si dhe është iniciuar rasti “Punime të kundërligjshme”.
Rasti po hetohet nga hetuesit e stacionit policor Jugu, në Prishtinë, në koordinim me prokurorinë dhe Inspektoriatin e Punës./21Media

Lexim me zë

Dëshiron ta dëgjosh këtë lajm me zë?

0:00

Show More
Back to top button