Një qen, dhuratë për presidentin Biden

Presidenti Joe Biden dhe zonja e parë Jill Biden janë shtuar në familjen e tyre të përkëdhelur, tha zëdhënësi i zonjës së parë për CNN.
Një qenush i ri gjerman i racës së pastër, u pa të hënën duke luajtur në lëndinën jugore të Shtëpisë së Bardhë.
Michael LaRosa, sekretari i shtypit i Jill Biden, konfirmoi lajmin për një qenush të ri të familjes. “Po. Ka (një qenush),” tha LaRosa. Këlyshi quhet “Komandant” dhe ishte një dhuratë për ditëlindjen e Presidentit nga vëllai i tij James Biden dhe kunata Sara Biden, tha LaRosa për CNN. Biden festoi ditëlindjen e tij të 79-të më 20 nëntor.
Komandanti lindi më 1 shtator dhe mbërriti në Shtëpinë e Bardhë të hënën pasdite.
Bidenët kanë premtuar gjithashtu se do të sjellin një mace në Shtëpinë e Bardhë.
LaRosa i tha CNN-it se macja, do t’i bashkohet familjes Biden në janar./21Media

Back to top button