Një qytetar ka humbur betejën me COVID-19

Ministria e Shëndetësisë ka njoftuar se një qytetar ka humbur betejën me COVID-19, në 24 orët e fundit.
Ndërsa nga 1 mijë e 742 testime të kryera, 8 qytetarë kanë rezultuar pozitiv me COVID-19.
Janë shëruar 16 qytetarë, derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve është 157 mijë e 914.
Në total numri i rasteve aktive me COVID-19 në Kosovë është 314.
Në 24 orët e fundit janë dhënë 2 mijë e 892 doza të vaksinës kundër COVID-19.
Prej fillimit të vaksinimit në të gjitha qytetet e Kosovës janë dhënë 1 milionë e 647 mijë e 674 doza të vaksinës. Deri më sot 773 mijë e 633 qytetarë janë vaksinuar me dozën e dytë./21Media

Back to top button