Një qytetare në Ferizaj dorëzon në Polici kuletën e humbur

 

Një qytetare nga Ferizaj ka dorëzuar në Polici një kuletën me para dhe dokumente të humbura, që i takonin një gruaje 28-vjeçare.

Në njoftimin e Policisë së Kosovës thuhet se “me datën 07.05.2021 rreth orës 22:00, një qytetare e Ferizajt (F/SH/K), F.R 34 vjeçe,  në afërsi të shkollës fillore, e mesme e ulët ‘’Gjon Serreqi’’ në Ferizaj, ka gjetur një portofol me para dhe një dokumente të humbura. Portofoli i përkiste një (F/SH/K), E.G 28 vjeçe. Ajo menjëherë ka njoftuar policinë dhe portofolin e gjetur e ka dorëzuar në stacionin policor të Ferizajt”.

Pas procedurave të verifikimit të pronares, në prani të policisë, pronares i janë kthyer paratë ( 213 euro, letërnjoftimi i RKS-së dhe një dokument tjetër)./21Media

Back to top button