FSK bashkë Ushtrinë Amerikanë zbarkon në Kuvajt

 

Kanë zbarkuar në Kuvajt trupat e Forcës së Sigurisë së Kosovës së bashku me ushtarët amerikanë.

Në shkrimin e Ministrisë së Mbrojtjes thuhet se “bashkë-zbarkimi i parë ndërkombëtar i Forcës së Sigurisë së Kosovës me U.S. Army në Kuvajt, do të ndihmojë të forcojë aftësinë tonë për të mbrojtur veten duke përmirësuar ndërveprueshmërinë me partnerët tanë Amerikan”.

Në postimin e Ministrisë së Mbrojtjes në Facebook thuhet se Kosova po kontribuon për Paqen dhe Sigurinë ndërkombëtare./21Media

🇽🇰🇺🇸

Me këtë rast, pranoni përshëndetje nga MM dhe FSK.

Bashkë-zbarkimi i parë ndërkombëtar i Forcës së Sigurisë së…

Posted by Ministria e Mbrojtjes e Republikës së Kosovës on Saturday, 8 May 2021

 

Back to top button